Aktualitet

KQZ gjobit me 1500 lekë për legalizimet/ Shehaj: Po legalizoni blerjen e votës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 14/01/21 |
mapo.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fajtor sot për përdorimin e administratës publike në fushatë kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu, pasi u akuzua se së bashku me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë leje legalizimi ditët e fundit të vitit 2020.



Bëhet fjalë për një gjobë në vlerën e 1500 lekëve.


Ky vendim vjen pas vendimmarrjes së KQZ-së me qëllim frenimin e Qeverisë dhe Administratës Publike për mos t’u përdorur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.



Por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj ky vendim është thjeshtë legalizim i blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit.



“Bravo KQZ-ja, kështu siç e keni nisur thjesht do na nderoni.


Ai shkon dhe blen vota me legalizime dhe gjobitet me 1500 lekë.

Përfundimi thjesht po legalizojnë blerjen e votës.

Lexo edhe :  Lëviznin pa maskë, policia gjobit 923 qytetarë për 48 orë (VIDEO)

Pra sot rilindjes i bëtë dy ndere: E para legalizoni vjedhjen; dhe e dyta i ulët çmimin votës, se gjynah të shkretët.

Kesaj i thonë qesh se nuk qaj dot”, shprehet Shehaj.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas