Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
PSD renditet e para në fletën e votimit. Me PSD-në kandidon deputeti Tom Doshi në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër.
Nga partitë e mëdha, Partia Demokratike renditet e 9-ta. E 12-ta renditet Partia Socialiste, ndërsa LSI është e 6-ta.
Partia e Myslim Murrizit, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, renditet e 3-ta. Bindja Demokratike është e 4-ta, ndërsa Nisma renditet e 7-a.
Lëvizja për Ndryshim e ish-nënkryetares së PD, Jozefina Topalli do të jetë e 11-a në fletën e votimit.
Renditja e partive politike
1. Partia Socialdemokrate
2. Partia Balli Kombëtar
3. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
4. Partia Bindja Demokratike
5. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)
6. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
7. Partia Nisma Thurje
8. Partia Lëvizja e Re
9. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD)
10. Partia Aleanca Demokracia e Re
11. Partia Lëvizja për Ndryshim
12. Partia Socialiste e Shqipërisë
13. Kandidat i pavarur