Aktualitet

KQZ hedh shortin: Si do ndahet komisionieri i shtatë mes PD-së dhe PS-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 07/01/21 |
mapo.al

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot një mbledhje ku është hedhur shorti për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.



Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se shorti ka përcaktuar që Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.


Po sot është marrë vendim dhe për “Për  miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”.



Po ashtu janë miratuar dhe modelet dhe specifikimet e  shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Lexo edhe :  “Veprimtaritë e Ndaluara”/ Kryeministri dhe e gjithë rilindja në shkelje të ligjit dhe vendimit të KQZ




Etiketa: , ,

Pas