Alban Zeneli nga lista e Partisë Demokratike është zgjedhur sot nga KQZ-ja për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit. Pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
KQZ-ja diskutoi mbi rastin e Alban Zenelit pasi renditej tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai fillimisht ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin. Por më pas Zeneli ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit dhe për rrjedhojë pranoi mandatin e deputetit.
Gjithashtu, KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit dhe kandidatit të PD në listën e Qarkut të Korçës, Ligoraq Karamelo. Ai zëvendëson të dorëhequrin Klevis Balliu.