Kryesore

KQZ i jep mandatin, kush është gruaja që zëvendëson Lulzim Bashën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 11/03/19 |
mapo.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe pesë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së, duke e çuar në 9 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare. Kështu Majlinda Halilaj është kandidatja e renditur e 47-a në listën shumëemërore të PD, që sot mori mandatin e deputetes dhe zëvendëson në Kuvend, kryedemokratin Lulzim Basha.


Ishte anëtari i KQZ, Denar Biba, i cili kërkoi që zëvendësimet të bëheshin nga numri 1 i listës, pasi fillimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi zëvendësimin e ish-deputetit Gent Strazimiri. Pasi u hodh në votim, KQZ miratoi me 4 vota praktikën e nisjes së zëvendësimit të deputetëve nga kryesuesit e listës. Kundër këtij propozimi votoi vetëm kreu i KQZ, Klement Zguri. Kështu, në vend të Bashës në Kuvend do të ulet Majlinda Halilaj.


Nga Qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së. Ndërkohë që KQZ, shtyri vendimin për t’i dhënë Ligoraq Karamelos nga lista e PD në Qarkun e Korçës, mandatin e lënë nga Klevis Balliu. Vendimi për mandatin e përfaqësuesit të “Omonias” do të merret nesër në orën 11:00.


Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së. Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni. Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.


Deputetë e rinj në Kuvend

Qarku Berat

Lefter Maliqi (PD)   –  Ikën Astrit Veliaj

Qarku Korçë

Ligoraq Karamelo (PD)  –  Ikën Klevis Balliu (Vendimi nesër ora 11:00)

Qarku Tiranë

Majlinda Halilaj (PD)   – Ikën Lulzim Basha

Qarku Durrës

Edlira Hyseni (LSI)   – Ikën Nora Malaj

Qarku Gjirokastër

Ediola Braha (LSI) – Ikën Vangjel Tavo

Qarku Lezhë

Alda Hoti – Ikën Viktor Tushaj

Kanë marrë mandatin javën e kaluar

Ylli Shehu – LSI, Qarku Tiranë

Aurora Mara – LSI, Qarku Dibër

Edmond Rrushi – LSI, Qarku Tiranë

Enver Roshi – LSI, Qarku Elbasan

LEXO EDHE:

Alban Zeneli dorëzon formularin në KQZ,merr mandatin e Flamur Nokës


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas