Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha subjektet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, se kanë afat deri më 10 shkurt të caktojnë vendet publike se ku do të afishojnë sloganet dhe afishet e kandidatëve të tyre.
Ka qenë vetë kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi i cili ka bërë me dije afatin përfundimtar.
Dokumentet do të dërgohen në selinë e KQZ.