Aktualitet

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, PD 2 mandate, PS 1 mandat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 01/05/21 |
mapo.al

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të shtunë po bën shqyrtimin dhe miratimin e disa tabelave të rezultatit të zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.





Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij pasi ka dëgjuar shqyrtimin në lidhje me ndonjë ankimim të bërë nga subjektet dhe përfaqësuesit politik në qarkun e Kukësit në fund ka bërë miratimin e tabelës së rezultateve.


Ndër të tjera ai bën me dije se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.





“Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për kandidatin për kandidatët për deputet në këtë qark. Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”, ka thënë Celibashi.



25




CLOSE
CLOSE
Pas