Me 5 vota pro, KQZ vendosi të lërë në detyrë Agron Malajn, kryetar i Bashkisë Mat.
Ai u denoncua nga PD se është në kushtet e papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës për shkak të dënimit me 10 muaj burg në vitin 1999, për armëmbajtje pa leje.
Sipas KQZ, Agron Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrën e kryebashkiakut.
KQZ argumentoi se Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por në momentin që ka filluar punë në administratë i ka mbaruar penaliteti.
Kujtojmë se Partia Demokratike denoncoi se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qenë i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënimi i formës së prerë me 10 muaj burg, e bënte atë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve.
Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Nisur nga kjo, PD kërkoi t’i hiqej mandati.
LEXO EDHE:
Fshehu hetimin për falsifikim, KQZ lë në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit