Kryesore

KQZ nxjerr shifrën, Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje 46.3%














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 28/04/21 |
mapo.al

Kur ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, KQZ ka nxjerrë shifrën e pjesëmarrjes.





Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhje është 46.3%, 47.6% janë votuese femra dhe 52.34% janë meshkuj.


Aktualisht vijon procesi i numërimit për votat e kandidatëve. Celibashi tha se ka përfunduar numërimi për 37 VNV, ndërsa janë drejt përfundimit edhe 14 të tjera.





Gjithashtu, kreu i KQZ deklaroi se ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte zgjedhore për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të fletëve për partitë. “Ka kërkuar komisariati Nr.1 dhe Nr.2 i policisë. Kanë kërkuar gjithashtu pamjet filmike të VNV edhe PD e LSI“, tha Celibashi.



1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas