Gjatë intervistës me Adi Krastën, kanë dalë në pah disa elemente që nuk diheshin për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit.
Krasta e pyeti Bardhin, se ka marrë vesh që ai ka qënë në fëmijërinë e tij një futbollist me të rinjtë e qytetit dhe që e ka patur pasion këtë sport.
Bardhi e pohoi me të qeshura, dhe stafi i tij bën me dije, se ka qënë angazhuar si mbrojtës krahu, dhe ka marrë pjesë në disa kompeticione.
Po ajo që Krasta theksoi, kishte të bënte me rezultatet në shkollimin e Bardhit, ku doli në pah se numri 2 i PD ka mbaruar fakultetin juridik të UT me rezultate të shkëlqyera. Dhe pikërisht duke qënë nga fondi i ekselencës, ai e ka nisur karrierën dhe angazhimin publik si specialist në Ministrinë e Drejtësisë, në vitin 2008.