Aktualitet

Kredi me dokumente të falsifikuara – Arrestohet 33-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 11/11/20 |
mapo.al

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në kredi.






Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet H.L. (33 vjeç) dhe L.A., të dy banues në Tiranë.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.







Mendohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë të paidentifikuar.




Për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”.

Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

  1. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

1


Etiketa: , , ,

Pas