Aktualitet

Kredia për bankat, nëse nuk e kthejnë, bizneseve iu merren aksionet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:05 - 15/05/20 |
mapo.al

Bizneset që do të kërkojnë kredi në bankë për të paguar punonjësit, në kuadër të Garancisë Sovrane 1 me vlerë 100 milionë dollarë duhet të marrin përsipër riskun, që në rast të moskthimit të huasë, qeveria t’u marrë aksionet e kompanisë.


A2 siguron letrën, që bankat në emër të Ministrisë së Financave ua dërgojnë të gjithë klientëve që kërkojnë një kredi të tillë.


“Nëse në fund të periudhës së huasë, sipas marrëveshjes së garancisë, huamarrësi nuk kthen detyrimin ndaj huadhënësit, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga struktura përkatëse, që nënkupton Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sipas legjislacionit në fuqi”, theksohet në fund të letrës që iu dërgohet klientëve të interesuar.


Në këto kushte, disa janë pyetjet që ngrihen? Për çfarë i duhen qeverisë dhe Ministrisë së Financave aksionet e një kompanie të falimentuar? Në rast se aksionet do të ekzekutohen, ku do të tregtohen, kur në Shqipëri mungon një treg kapitalesh? Si do të veprojë Ministria e Financave me rastet e bizneseve që pasi marrin kredinë, shpallin falimentin?


Janë shqetësime që ngrihen e për të cilat zyrtarisht, nuk ka ende një shpjegim. Garancia sovrane me vlerë 100 milionë dollarë, me destinacion sigurimin e kredive për bizneset në vështirësi për pagimin e 3 pagave për punonjësit, iu është shpërndarë bankave tashmë prej disa javësh. Por deri më tani, vetëm 470 aplikime janë bërë nga biznesi, ndërsa është ekzekutuar vetëm 10% e shumës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas