Aktualitet

Kremlini nuk i ndahet kritikut të Putin, akuza të reja ndaj Navalny














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 12/08/21 |
mapo.al

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Aleksei Navalny ndeshet me një akuzë të re, se organizata jofitimprurëse që ai themeloi nxit rusët të thyejnë ligjin.






Akuza, e cila u bë e ditur të mërkurën nga Komiteti Hetimor i Rusisë, mund ta shtojë me tre vjet dënimin me burg të aktivistit.


Komiteti tha se organizata e zotit Navalni, Fondacioni për Luftimin e Korrupsionit, nxiti rusët të “kryejnë akte të paligjshme” duke i shtyrë të merrnin pjesë në protestat pa leje të janarit.







45-vjeçari Aleksei Navalni, aktualisht po vuan dënimin me dy vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor në 2014 për përvetësim fondesh.




Ai u arrestua në janar kur po kthehej nga Gjermania ku ishte mjekuar nga probleme shëndetësore që besohet se ishin rezultat i një sulmi të Kremlinit me agjent nervor. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Lexo edhe :  Shpërthen miniera e thëngjillit në Siberi, vdesin 11 minatorë


Në qershor, fondacioni i zotit Navalni u nxor jashtë ligjit si “organizatë ekstremiste”. Autoritetet kanë bllokuar disa portale mediatike të operuara nga fondacioni i tij, duke i akuzuar se përhapin propagandë problematike. Dy nga aleatët e afërt të zotit Navalni, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, janë nën hetime kriminale aktualisht.

Aleatët e zotit Navalni thonë se goditja e autoriteteve ka si synim të dobësojë opozitën ndërkohë që afrojnë zgjedhjet parlamentare të 19 shtatorit.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas