Aktualitet

Kremtimi i Pashkëve – Papa Françesku mesazh të fortë vendeve në konflikt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 04/04/21 |
mapo.al

Papa Françesku ka dhënë një mesazh të fortë paqeje këtë të diel, duke i kërkuar vendeve që janë të përfshira në konflikt të përpiqen të gjejnë zgjidhje.






Në meshën përpara bekimit “Urbi et Orbi” në Vatikan, Ati i shenjtë nxiti bashkësinë ndërkombëtare për një angazhim të përbashkët në kapërcimin e vonesave të vaksinave anti-Covid dhe shpërndarjen e tyre veçanërisht me vendet e varfra. “


Të gjithë, por veçanërisht ata më të brishtët, kanë nevojë për ndihmë dhe kanë të drejtë të kenë qasje në kujdesin e nevojshëm” , – tha Papa Françesku.





Ai e cilësoi skandaloze ekzistencën e luftës mes shteteve gjatë pandemisë. Sipas Papës, Pashkët nuk janë mirazh, nuk zbulojnë një formulë magjike dhe nuk tregojnë një rrugë shpëtimi përballë situatës së vështirë që po kalon bota.



“Pandemia është ende në zhvillim e sipër, kriza sociale dhe ekonomike është shumë e rëndë, veçanërisht për më të varfërit. Pavarësisht kësaj – dhe është skandaloze – konfliktet e armatosura nuk pushojnë dhe arsenalet ushtarake po forcohen”,  – u shpreh Ati i Shenjtë duke iu referuar protestave në Mianmar kundër grusht shtetit.


“Unë jam afër të rinjve nga e gjithë bota dhe, në këtë kohë, veçanërisht me ata të Myanmar, të cilët janë të përkushtuar për demokracinë, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet paqësisht, të vetëdijshëm se urrejtja mund të shpërndahet vetëm nga dashuria”, – shtoi Papa Françesku.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas