Aktualitet

“Krenar për patronazhistët”-Rama: Pas ngjarjes së Elbasanit, ata dolën zhveshur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 22/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste i është rikthyer patronazhistëve dhe vrasjes së ndodhur në Elbasan një ditë më parë.





Rama në reagimin e tij nga Sheshi Skëndërbej, ka theksuar se pas asaj që ndodhi një ditë më parë në Elbasan ai është më shumë se kurrë krenar për të gjithë patronazhistët, të cilët sipas tij nuk arritën që të poshtërohen nga opozita.


Sipas tij me humbjen e jetës së një njeriu një ditë më parë në Elbasan, u duk qartë se kush i ka shpërndarë grupet e armatosur në vend.





Unë kam qenë gjithnjë krenar për patronazhistët,  por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan unë jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ato bënë çmos që t’ju lëndojnë që t’ju cënojnë, që t’ju dekurajojnë, ata madje bënë çmos që t’ju poshtërojnë, por ka Zot sepse ata që i bënë ato kundër jush, dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur se ashtu s’dalin dot ashtu sepse kur i mendoj zhveshur ato… Por dolën zhveshur në përmasën e karakterit të tyre, pa pasur asnjë pikë turpi, pasi kur Shqipëria u trondit nga humbja e jetës ato morën përsipër të thonë shqiptarëve që e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo. Kush nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre dhe të gjithë atyre duhet ti vërë gishtin kokës për fëmijët e tyre”, tha Rama

Lexo edhe :  PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas