Florjan Marku, boksieri i talentuar shqiptar ka mposhtur në Londër boksierin e njohur Mirosllav Serban duke e çuar në 5 numrin e fitoreve pa asnjë humbje. Nën thirrjet e tifozërisë së zjarrtë shqiptare të cilët kishin mbushur plotë e përplot sallën më të madhe në Londër, “Ingora The 02 Arena” e cila ishte kthyer tërësisht kuq e zi, Marku ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer duke ju dhuruar një spektakël të vërtetë të pranishmëve, gjatë 6 raundeve rrjesht duke bërë krenarë sportdashësit shqiptarë që kishin ardhur nga të gjitha anët.
Marku ka sulmuar nga fillimi dhe deri në fund të ndeshjes ku e ka vënë vazhdimisht në vështërsi kundërshtarin. Ajo që ra në sy veç lojës luftarake dhe teknike të Markut ishte edhe qetësia që ruajti gjatë gjithë ndeshjes, gjë që bëri që ai mos të gabonte në asnjë çast dhe të dilte fitimtar pas raundit të gjashtë.
Për të mbështetur Markun, veç qindra bashkatdhetarëve të tjerë kishin ardhur edhe futbollistët e njohur dhe shumë të dashur për publikun mbarëshqiptarë, Granit Xhaka, Grezda që kishte udhëtuar nga Skocia dhe Ajeti e Mustafi, të cilët brohoritën dhe bënë thirrje për fitore gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu këtë herë kishin ardhur tifozë edhe nga Australia e largët.
Florian Marku tashmë po udhëton drejt majave më të larta të boksit me një shpejtësi të madhe dhe i bindur për kurorëzimin e trofeut ndërkombtar.
Marku tha për Fax News se, synon trofeun e madh dhe shprehet i bindur se do ta fitojë atë dhe dëshira e tij është të zhvillojë një ndeshje në Shqipëri si kampion bote. Ai është shprehur: “Jam krenar që jam shqiptar”.