Aktualitet

“Krerët e bandave” ankimojnë izolimin e “41 bis”/ Avokati i Shullazit: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 06/08/20 |
mapo.al

“Krerët e Bandave” refuzojnë të izolohen në regjimin peritenciar të “41 bis” ku i burgosuri ka pak kontakte me bashkëvuajtësit e tjerë dhe me botën jashtë.


Sipas burimeve në media të parët që e hedhin këtë hap janë Emilano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilando Dani.


Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, që sot ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”.


Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.


Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. (…).

Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”


Etiketa: , ,

Pas