Aktualitet

Kretë, tërmeti 5.3 ballë shkund ishullin






               Publikuar në : 08:41 - 31/07/19 |
mapo.al

Një tërmet i fuqishëm 5.3 ballë ka goditur këtë mëngjes Greqinë për rreth 5-6 sekonda. Thuhet se lëkundjet janë shënuar në orën 07:39. Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia 170 kilometra.


Sipas guvernatorit rajonal të Kretës, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ndikim, ne kemi të bëjmë me sizmizmin që ekziston në Kretë dhe duam kohë për të vlerësuar situatën”, u shpreh profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas.

Kujtojmë, që Greqia është tronditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera, por që fatmirësisht ka patur vetëm disa dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

foto galeri


Etiketa: , , , ,

Pas