Lamont Stephenson, personi më i kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga FBI është arrestuar. I shpalluri në kërkim qysh prej vitit 2014, u arrestua nga policia e Maryland këtë të shtunë.
43-vjeçari akuzohet për vrasjen e të fejuarës së tij, Olga de Jesus, dhe të qenit të saj, në nëntor të vitit 2014. Stephenson dyshohet edhe për një vrasje tjetër të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
Viktima është një tjetër femër, me të cilën i dyshuari kishte krijuar lidhje gjatë këtyre viteve, Natina Kiah.