Teksa ka nisur votimi për të zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, deputetët e PD në shenjë proteste kanë grisur fletët e votimit
Sipas raportimeve, asnjë nga deputetët e PD nuk voton, por përpara kutisë se votimit gris fletën.
Më herët, gazeta Mapo mësoi se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu, u diskutua për të mos votuar Nikollën.
Lindita Nikolla, u propozua si kryetare e Kuvendit nga Partia Socialiste.
LEXO EDHE:
Basha mbledh grupin parlamentar, do votojnë kundër Lindita Nikollës në Kuvend