Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar qeverinë e re në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij në seancën për votimin e qeverisë Kurti 2, thënë se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do të bëjë detyrën e saj sa më mirë deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera.
Abdixhiku gjithashtu i ka thënë Kurtit se duhet që të sillet me dinjitet që nga dita e parë e detyrës deri në fund.
“I nderuar kryetar i Kuvendit, fillimisht urime për zgjedhjen tuaj. Në qoftë se rendi kushtetues është respektuar me plotni, sot është përmbyllur respektimi i vullnetit të qytetarëve.
Është veprim i zakonshëm demokratik. Si opozitë e re, këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne.
Kryeministri që do të zgjidhet sot duhet t’ia kujtojë vetes se nga dita e parë e punës e deri te ajo e fundit, duhet të sillet me dinjitet,” tha ai.