Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyeususi i uron shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump dhe të shoqes, Melania.
Fill pasi çifti presidencial komunikoi se janë prekur nga koronavirusi, Ghebreyeususi shkroi në “Twitter”: Urimet e mia më të mira Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë për një shërim të plotë dhe të shpejtë.
Këto urime nga ana e Ghebreyeusus vijnë në një kohë kur presidenti amerikan e kritikon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për qasjen ndaj pandemisë Covid-19.
Trump gjithashtu pretendon se OBSH mbron Kinën në tentativat për të fshehur gjendjen e vërtetë të përhapjes së Covid-19.
LEXO EDHE:
Presidenti Donald Trump dhe e shoqja, Melania, rezultojnë me koronavirus