Shëndeti

Kreu i OBSH-së: Ekziston një rrezik i madh që ebola të përhapet






               Publikuar në : 09:10 - 21/05/19 |
mapo.al

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi sot se ekziston një rrezik i madh që epidemia e ebolës të përhapet.


“Epidemia aktuale e ebolës, e cila është në vendin e dytë për nga rrezikshmëria dhe që ka marrë rreth 1 100 jetë, është e pranishme në dy provincat lindore të Kongos të përfshira nga dhuna mes grupeve të armatosura”, tha Ghebreyesus gjatë fjalimit të tij në asamblenë vjetore të OBSH-së.

Sipas vlerësimit të tij, “kjo epidemi është një nga sfidat më komplekse shëndetësore me të cilën cilido prej nesh është ballafaquar ndonjëherë”.


Etiketa: , ,

Pas