Viti i Ri 2021 e ka gjetur krah familjes kryedemokratin Lulzim Basha.
Ka qënë bashkëshortja e tij, Aurela ajo që ka postuar në profilin e saj në Instagram foto të kryedemokratit teksa fotografon perëndimin mbi mal.
Zonja Basha ka zbuluar edhe destinacionin që ata kishin zgjedhur të vizitonin, Petrelën, ku kreu i opozitës duket se po e shijon shumë pamjen që të fal dielli kur perëndon poshtë maleve.
“Perëndimi në Malësinë e Tiranës”, shkruan ajo krah fotove.