Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai është karantinuar në banesë për disa ditë me radhë, derisa testi i dytë ka konfirmuar se nuk është më bartës i virusit.
Duka ka përcjellë edhe një mesazh politik: “Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët”!
Duka i bashkohet kështu emrave të politikanëve shqiptarë të prekur nga COVID-19.
Më herët nga COVID-19 u prekën ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ai i Turizmit Blendi Klosi, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, deputetët Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Elio Hysko. Edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendon se ka kaluar koronavirusin.
Virusi prekur më herët edhe ish-deputetët Fatmir Toçi e Nora Malaj. Të gjithë e kanë mposhtur virusin, ndonëse me pasoja të lehta shëndetësore.
Ndërsa aktualisht janë pozitivë ministrja e Financave, Anila Denaj, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili si dhe deputeti i opozitës, Andi Përmeti, i cili po kurohet në një spital në Turqi.