Kryetari i PD-së në Mat Arjan Lika shpreh mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të cilët, sipas tij braktisën këtë farsë elektorale e moniste të 30 Qershorit. Sipas tij dita e sotme do të shënohet si një ndër ditët më dramatike në historinë e Shqipërisë që para viteve 90-të.
“Ne sot ju deklarojmë se kemi monitoruar në mënyrë të detajuar procesin pranë çdo qendre votimi. Ne disponojmë numrin e saktë të çdo qytetari matjan që sot është futur në qendrën e votimit. Në të gjitha qendrat e votimit komisionerët soialistë pa mbikëqyrje, vëzhgues dhe monitorim të mbrojtur me forca policie kanë manipuluar procesverbalet dhe kanë mbushur kutitë me vota false. Çdo shkelës i ligjit dhe çdo aktor i këtij krimi elektoral do të mbajë përgjegjësi personale.”,-shprehet Lika.
Reagimi i Plotë:
“Sot banda e Edi Ramës që po qeveris vendin ka tentuar të instalojë zyrtarisht sistemin njëpartiak në Shqipëri. PD, aleatët e saj dhe Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Mat, përveç qëndresës, protestës, dialogut të hapur me ç’do qytetar, ka arritur sot me gjakftohtësi, me sakrificë, durim dhe atdhedashuri të shmangë përplasjen civile dhe vëllavrasjen.
Ne jemi dëshmitarë se si rrethi i Matit u pushtua nga uniformat e zeza të forcave speciale, nga individë të importuar të dhunshëm dhe me rekorde kriminale. Jemi dëshmitarë se si u provokuan qytetarët dhe demokratët, por ne po ashtu jemi provë se dashuria për atdheun, për njëri-tjetrin dhe ku ndajmë bindjet e ndryshme është më e fortë se etja për pushtet.
Partia Demokratike dhe Opozita sot në Mat kanë fituar betejën për një Shqipëri si gjithë Europa në mbrojtje të pluralizmit dhe demokracisë.
Ne sot ju deklarojmë se kemi monitoruar në mënyrë të detajuar procesin e votimit pranë çdo qendre. Ne disponojmë numrin e saktë të çdo qytetari matjan që sot është futur në qendrën e votimit. Në bazë të këtij moniorimi na rezulton se rezultatet sipas qendrave të votimit janë:
Njësia Administrative Ulëz: 24 %
Njësia Administrative Baz: 13 %
Njësia Administrative Kombsi: 13 %
Njësia Administrative Burrel: 12 %
Njësia Administrative Lis: 12%
Njësia Administrative Rukaj: 11%
Njësia Administrative Derjan: 15%
Njësia Administrative Macukull:12%
Në total kanë marrë pjesë në votime në Bashkinë Mat 12.64 për qind.
Bashkia Klos
Njësia Administrative Klos :56 %
Njësia Administrative Suç: 14%
Njësia Administrative Gurrë: 17%
Njësia Administrative Xibër: 13 %
Në total në Bashkinë Klos kanë marrë pjesë 12,4 për qind të votuesve.
Çdo përqindje apo votë mbi këtë shifër është krim elektoral edhe manipulim. Në këto momente po merr formë një përpjekje kriminale për manipulimin e rezultatit të ditës së sotme.
Në të gjitha qendrat e votimit komisionerët soialistë pa mbikëqyrje, vëzhgues dhe monitorim të mbrojtur me forca policie kanë manipuluar procesverbalet dhe kanë mbushur kutitë me vota false.
Partia Demokratike do ti drejtohet me kërkesë dhe shkresë zyrtare KQZ-së. Prokurorisë së Rrethit Mat për të ndëshkuar çdokënd që po angazhohet në këtë krim elektoral. Çdo shkelës i ligjit dhe çdo aktor i këtij krimi elektoral do të mbajë përgjegjësi personale.”