Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i është bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.
Idrizi ka qenë ndër zërat kryesorë të opozitës për tubim masiv në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Kushti i opozitës mbetet krijimi i një qeverie tranzitore dhe përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme.
/Gazeta Mapo/