Shkarkohet Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Vendimi është firmosur nga kreu i ri i KMSH, Bujar Spahiu dhe mban datën 28 qershor.
Gurra ishte kandidat për kreun e KMSH-së. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi.
Mësohet se pas largimit nga detyra e rëndësishme Gurra, ka marrë postin si këshilltar i kryetarit të KMSH-së, një post që nuk ekzistonte më përpara, e që me shumë gjasa do shkrihet shumë shpejt.