Aktualitet

KRIIK: Prishja e Marrëveshjes Politike dhe amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent i rrezikshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:43 - 17/07/20 |
mapo.al

KRIIK e cilëson prishjen e Marrëveshjes Politike dhe amendimin e njëanshëm të Kushtetutës, precedent tejet të rrezikshëm për të ardhmen demokratike të vendit.






Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) shprehet në një reagim se mosmiratimi me emergjencë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe interferimi në këtë proces i agjendave të tjera pa dakordësi të plotë dhe të gjithëanshme politike po e çon vendin nga një precendent i rrezikshëm në tjetrin.


“Mazhoranca në veçanti, por edhe gjithë klasa politike dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet të ndërgjegjësohen se një proces zgjedhor i ardhshëm, sadopak i ngjashëm me atë të 2019-ës do të ketë të humbur vetëm Qytetarin Shqiptar dhe fatin demokratik të vendit. Nga ana tjetër, Procesi i Amendimit të Kushtetutës i ndërmarrë nga Kuvendi, me një proces konsultimi fiktiv, në shkelje të gërmës dhe frymës së ligjit dhe pa dakordësi të plotë politike konsiderohet si një veprim tejet i rrezikshëm. Ky hap që po ndërmerret, pas precedentit të gjithëkritikuar të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është finalizimi i çshenjtërimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. KRIIK ngre me forcë alarmin që ky precedent i ri dhe ky standard që po vendoset, nga kjo mazhorancë apo nga ajo që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme, mund të përdoret duke zgjatur duart edhe drejt Reformës në Drejtësi. Themeli i kësaj reforme, i cili jetësohet në vetë Kushtetutën e Republikës, nën standardin e vendosur, nesër mund të tjetërsohet duke bërë nul vetë Reformën dhe minuar projektin shtetformues demokratik”, thuhet në reagim.







Në konsideratën e KRIIK, procesi amendues kushtetues ka tërë legjitimitetin e duhur të nisë prej kujtdo prej aktorëve politikë, por ai duhet të sigurojë në radhë të parë një proces të mirëfilltë dhe të vërtetë konsultimi të gjerë publik, të sigurojë dakordësinë më të gjerë të mundshme të tërë aktorëve politikë e civilë, të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme për një proces të gjerë dhe efektiv konsultimi, si dhe të tregojë maturi duke përcaktuar hyrjen në fuqi dhe zbatimin e amendamenteve të konkluduara, në procesin zgjedhor të mëpasshëm, pas atij të radhës.



1




Etiketa: , , , ,

Pas