Aktualitet

Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone, Vasili: Rama kërkon të rrëmbejë pushtetin lokal








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 06/08/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur sërish sot në një deklaratë për shtyp, se kryeministri Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete.


Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama duke thënë se po përpiqet të zhbëjë Shqipërinë. Sipas Vasilit ndarja e re teritorjale në katër rajone, është një zgjerim i pushtetit lokal dhe përqëndrim i pushtetit në duart e kryeministrit.


Ai është shprehur se kufiri nuk mund të ndryshoj pa mendimin e popullit, teksa ka theksuar disa herë se kjo është një tallje kundrejt kushtetutës.


“Ligji që kemi denoncuar dhe dje ka të bëjë me një rindarje që Edi Rama do t’i bëjë Shqipërisë në 4 rajone pra do të ndajë Shqipërinë në 4 çifligje, vilajete, pashallëqe, quajini si të doni të gjithë ju shqiptarë e dini se çfarë kuptimi kanë këto. Këto kanë të bëjnë vetëm më idenë e një të çmenduri që mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe që mendon se mund ta ndajë si të dojë megjithatë përballë tij është kushtetuta e Shqipërisë dhe ju duhet ta dini më së miri se ç’thotë kushtetuta juaj, dokumenti ynë i përbashkët dhe krye ligji i të gjitha ligjeve e mbi të cilin nuk del dot askush. Po e citoj pikë për pikë kushtetutën për të kuptuar që kjo përpjekje është thjeshtë përpjekje e dëshpëruar, e mjeruar që nuk zgjidh asgjë.


Kushtetuta thotë qartë që njësitë e qeverisë vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Kusht kushtetues i pakapërcyeshëm. Pa marrjen e mendimit të popullsisë që banon në to këto njësitë të qeverisjes vendore ku është qarku një i tillë pra që është një rajon i caktuar asgjë nuk mund të ndodhë. Çfarë ndodh me qarkun? Çfarë thotë kushtetuta për qarkun? Vazhdojmë te neni 110 i kushtetutës, përcaktimi i parë ishte neni 108.

Neni 110 thotë qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisë vendore me lidhje tradicionale, ekonomike, sociale dhe të interesit të përbashkët dhe po ky nen thotë më tutje “qarku është njësia ku ndërtohen pra përgatiten e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore pra me politikën e qeverisë. 

Për ta plotësuar këtë situatë kushtetuta është aq e qartë sa që thotë edhe rolin e qeverisë për qarkun. Këshilli i ministrave thotë në nenin 114 cakton prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark pra e kemi shumë të qartë që e kemi të zgjidhur çështjen e ndarjes së Shqipërisë në rajone pra në qarqe kemi 12 të tilla të cilët janë formuar me kushtetutë kanë emër dhe quhen qark, janë të ndërtuar në bazë të interesave të përbashkëta ekonomike, traditave që i lidhin së bashku, historisë përbashkët e tjera elemente pasi nuk mund të lidhet një qark e të bëhet një qark Vermoshi me Konispolin”, është shprehur Vasili.


Etiketa: , ,

Pas