Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë!

by us er1
03/06/2022
in Analizë, Op Ed, Opinion
0

Nga Gentian Kaprata – Polity & Ideology

Marrëdhënia midis lirisë së individit dhe pushtetit të qeverisë është një nga karakteristikat më dalluese të evoluimit njerëzor. Që në antikitet kjo marrëdhënie prezantohej si një konflikt mes nënshtetasve dhe sunduesit. Nënshtetasit pranonin sundimin, në këmbim të mbrojtjes që sunduesi u siguronte, me kushtin që sunduesi të mos e përdorte këtë pushtet kundër vet atyre. Përderisa sundimtarët kishin forcën për të mbrojtur nënshtetasit e tyre, ata mund ta përdornin këtë forcë edhe kundër lirive të nënshtetasve të tyre.

Më tej, erdhi një kohë kur njerëzit do ta kundërshtonin faktin që qeveritarët e tyre të ishin një pushtet i pavarur, dhe shpesh herë i kundërt me interesat e tyre. Këtu nisi dinamika e kalimit të qeverisjes nga sundimi i një mbreti të përhershëm- pushtet i cili ishte edhe i trashëgueshëm- në një qeverisje të përkohshme. Elita e shtetit do të ishin njerëz që e merrnin me koncension ushtrimin e pushtetit, dhe të revokueshëm nga detyra. Përzgjedhja e pushtetarëve zëvendësoi “përpjekjet e mëparshme për të kufizuar pushtetin e sunduesve” do të na thoshte Mill në 1859.

Në këtë konteks të ri të formuar, interesat e elitës dhe ato të kombit do të ishin paralele. Kombi nuk do të kishte nevojë të mbrohej nga ‘vullneti i vet’ apo të frikësohej se do bëhej ‘tirani i vetvetes’. I gjithë thelbi i kësaj marrëdhënie kontradiktore, që projektohet deri në ditët tona, qëndron te procesi nëpërmjet të cilit kalohet legjitimiteti nga nënshtetasit sovran te qeveritarët e tyre. Thënë me fjalë të thjeshta: te e drejta për të votuar dhe procesi nëpërmjet të cilit ushtrohet kjo e drejtë!

Ishin baballarët e Liberalizmit Klasik, si Locke dhe Smith, vepra e të cilëve solli në shumë vende perëndimore këtë instrument themelor lirie. Falë ideve të tyre libertariane, shoqëritë perëndimore do të vendosnin të drejtën e votës në qendër të solidaritetit kombëtar. Locke do të na tregonte sesi organizohet “shoqëria politike” bazuar te votimi politik, kurse Smith do të na fliste për “tregun e lirë” i cili, gjithashtu, funksiononte mbështetur në votimin e çdo individi të shoqërisë, nëpërmjet çdo qindarke që shpenzonte në atë treg.

Për ta nisur me ‘votimin ekonomik’, mund të thuhet se në një treg të lirë -ku shteti nuk ndërhyn- janë qytetarët që vendosin se kush sipërmarrje sukseson dhe kush falimenton. Nëpërmjet çdo blerje që kryejnë, qytetarët vendosin fatin e një sipërmarrje, njësoj si në një votim politik ku vota vendos se kush nga politikanët në garë fiton dhe kush humbet. Bile votimi ekonomik është edhe më demokratik se votimi politik. Qytetarëve që kanë votuar për politikanin që ka mbledhur pakicën e votave, ju duhet të pranojnë “tiraninë e shumicës”, kurse në garën ekonomike qytetarët marrin pikërisht atë produkt apo atë shërbim për të cilin kanë votuar/ përzgjedhur/ paguar!

Kjo është arsyeja pse PPP-të në Shqipëri (por jo vetëm ato) janë kaq shumë të dëmshme. Në një mekanizëm të tillë, nuk janë qytetarët që vendosin se kush do të jenë llojet e produkteve/ shërbimeve apo te kush sipërmarrje do të blejnë, por shteti. Pra është shteti: (i) që ju merr qytetarëve paratë që kanë për blerje, nëpërmjet taksave; (ii) vendos çfarë shërbimi/ produkti do të blej, i cili është i njëjtë për të gjithë qytetarët; dhe përzgjedh sipërmarrjen ku do ti blej këto produkte/ shërbime, e cila gjithashtu është e njëjta për të gjithë qytetarët. Me pak fjalë, janë qeveritarët që vendosin kush sipërmarrje do të suksesojë dhe kush do të falimentojë, por në të njëjtën kohë edhe çfarë produktesh/ shërbimesh do të konsumojnë qytetarët.

Ajo që ngelet për qytetarët është të paguajnë taksat dhe të pranojnë llojin, sasinë dhe cilësinë e produkteve/ shërbimeve, për përzgjedhjen e të cilave ka vendosur sundimtari. Absurditet! “Kush ha kumbulla të tharta, dhe kujt i mpihen dhëmbët”! Në të kundërt me qasjen socialiste/ etatiste/ kolektiviste të PPPve, ato para’ të taksapaguesve që ju dhuruan një sipërmarrjeje të vetme për të “kontrolluar” shëndetin e individëve dhe nuk prodhuan asnjë përfitim për shëndetin e publikut, mund të ishin përdorur nga vet individët për gjëra më të vlefshme për secilin prej tyre. Në këtë rast, do ishin qytetarët individualisht që do të vendosnin, dhe nëse do të kishin gabuar do të pranonin edhe kostot e këtij gabimi.

Një person pranon dëmet e pësuara nga një gabim i bërë, vetëm kur atë gabim e ka bërë vet. Ky është thelbi moral i çdo “bashkëpunimi vullnetar” mes individëve të lirë të një kombi. Ngjashmërisht, i njëjti moral vlen edhe në “bashkëpunimin e detyruar” për formësimin e dizainit institucional të “shoqërisë politike” të një kombi. Nëse shumica e shoqërisë zgjedh elitën e gabuar politike, e gjithë shoqëria duhet të jetë e gatshme të pranojë dëmet që vijnë prej qeverisjes së kësaj elite. Duket se shprehja “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës” e shteron këtë argument. Ose të paktën, nuk kemi apo nuk njohim, rrugë tjetër për të siguruar solidaritetin kombëtar.

E gjitha kjo bën kuptim moral kur është e shoqëruar me kushtin që e gjithë shoqëria të pësojë; dhe jo një pjesë e saj vetëm të pësojë kurse një tjetër vetëm të gabojë, sikurse është rasti i krijimit të kushteve që emigrantët të votojnë edhe pa ardhur fizikisht në Shqipëri. Sigurisht që është e drejta e tyre kushtetuese, si konseguencë e faktit që janë pjesë e solidaritetit mekanik të kombit; por nuk është e drejta e tyre morale të përfshihen në përzgjedhjen e elitës qeverisëse të vendit, kur jeta e tyre nuk ndikohet nga mënyra qeverisëse e kësaj elite. Përderisa jetojnë jashtë juridiksionit të kësaj qeverisje, ata e kanë të pamundur fizikisht të plotësojnë kushtin moral themelor: të pësojnë për gabimin e kryer!

Kushti moral themelor për tu arritur një solidaritet organik kombëtar, që e gjithë shoqëria duhet të jetë bashkëvuajtëse -përsa kohë është bashkëfajtore- nuk vjen si një dëshirë perverse për të parë që vuajnë të gjithë njësoj; por si një kusht po aq moral dhe themelor që një shoqëri, në masën e saj kritike, të “mësojë nga ajo që ka pësuar”. Vetëm duke mësuar nga pësimi që vjen nga zgjedhjet e gabuara ka gjasa që një shoqëri, sikurse çdo individ, të bëj zgjedhjet e duhura në të ardhmen. Ose të paktën të mos bëj të njëjtat gabime.

Marrë me leje me shkrim nga Liberale.al. 

Tags: emigranteGentian Kapratavota

JU SUGJEROJME

15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave
Universiteti

15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave

10/06/2022
“Djali me Biçikletë”, UET PRESS sjell veprën e parë të përkthyer nga hebraishtja
Kryesore

“Djali me Biçikletë”, UET PRESS sjell veprën e parë të përkthyer nga hebraishtja

09/06/2022
Enver Petrovci në UET/ Shqiptari në Beograd, Prishtinë e Tiranë
Kryesore

Enver Petrovci në UET/ Shqiptari në Beograd, Prishtinë e Tiranë

08/06/2022
SHIFRA E DITËS: 258 lekë një litër naftë, çfarë paguajnë ekstra qytetarët shqiptarë
Economi

SHIFRA E DITËS: 258 lekë një litër naftë, çfarë paguajnë ekstra qytetarët shqiptarë

08/06/2022
Next Post
Arti marcial 3000-vjeçar që tmerron britanikët

Arti marcial 3000-vjeçar që tmerron britanikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022
  • Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
  • “Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
  • Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In