Me shkrimtaren e mirënjohur Natasha Lako
Bashkëbisedoi Mark Simoni
Megjithëse mendohet se letërsia e viteve ‘30 ka qenë një letërsi me një vezullim të veçantë, përsëri e dijmë mirë se ajo akoma nuk është ndriçuar aq mirë nga studiuesit dhe kritika. A keni diçka të na thoni për letërsinë e kësaj periudhe?
Letërsia e viteve ‘30-të mund të quhet një shartim i mundimshëm i “Luleve tëverës” të Naimit, me “Lulet e të keqes”, të Bodlerit. Me kronologjikisht Bodler – Naim Frashër. Dhe rëndësi ka që më në fund në vitet ‘30 arrin treni letrar shqiptar. Nuk e mendoj se mendimi i sotëm s’po ia lan borxhin këtyre poetëve, ku Migjeni përbën një përjashtim, si në atë që shkroi, si në moshën që u shua. Por rilexim të veprave do të ketë për ta, në vazhdimësi të pafund edhe midis hapësirave bosh nga njëra te tjetra fjalë, si do të thoshtë Derrida.
Kur mendoj se si, si pak poetë te tjerë në botë, për arsye të përkushtimit fetar, Fishta dhe Mjeda, nuk mund të shkruanin poezi dashurie, më duket sikur krijohet një farë boshlleku. Edhe se e di që kjo nuk është tema kryesore e mjaft poetëve të mëdhenj. Por kjo nevojë e temës së dashurisë si bashkësi e parë njerëzore shoqërore, kompesohet te shqiptarët, nga një bohem si Lasgushi që megjithatë dhe prapë se prapë është i paarritshëm me “Vallen e yjeve”.
Studiusit më të vemendshëm ndoshta do të japin përgjigje përse kësaj prirje integruese letrare europiane, drejt modernitetit, nuk i pergjigjen ende gjithë potencat e tjera shoqërore të sotme shqiptare. Sepse kjo plejadë mbetet udhërrëfyesi ynë.
A mund t’i thoni lexuesit tonë rrethanat e para të mardhënies suaj me letërsinë, dhe më tej, zhvillimet e veçanta dhe interesante të raporteve tuaja me librat dhe botimet?
Unë jam rritur realisht në një kohë me tren. Por le t’i kthehem udhëtimit tim letrar. Si zgjim dhe nxitje, gjithënjë në formë ankthi, egzistencial, që ateherë nuk mund ta kuptoja, ky udhëtim për mua koinciodon në shumë rastësi me moshën 10 vjeçare të fillimit të pubertitetit, që mendoj se duhet të jetë mjaft i rëndesishëm veçanerisht për një vajzë.
Dhe vetvetishëm viti 1958 për mua sjell, Gjuhën skenike dhe shprehjen e parë të botës shqiptare, në dramen “Lulja e kujtimit”, vënë në teatrin e Korçes, qe e kujtoj turbullt dhe me ndonjë detaj. Baletin “Halili dhe Hajria”, me vajzën balerinë protoganiste dhe gjuhë trupi që të trondit pa masë.
Po atë vit. Ditën kur babai me merr për dore për të parë për herë të parë një ndeshje futbolli, gjatë së cilës tutem e tkurrem nga zbulimi i botës agresive të burrave. Por edhe zbulimi më i rëndësishëm vjen këtë vit, si një tronditje e re. Kuptoj, që një shkrimtar egziston dhe mund të shfaqet edhe para syve! Dhe kjo ndodhi kur Sotir Andoni, fati i të cilit lidhet pas lufte edhe me fatin e babait tim deri në dënime, hyn një mbasdite të sjellë në soben gjysëm të errët, ku mamaja ende nuk ka vendosur te çelë dritën, librin e tij të parë “Maleve për Shenendre”.
Po në këtë vit, botohet “Fije bari” i wollt witman, një tronditje më e thellë midis ëndrrave të sirenës së vogël që ka trokitur më parë dhe tragjedisë së Ana Frank, që gjithsesi mbetet jashtë ditarit të saj, as shumë jete dhuron. Dhe aq e madhe ka qenë peërshtypja ime nga poezia e witmanit, sa i kam shkruar letër xhaxhait tim që jetonte ne Los Angelos, me lutje për një foto të poetit, ku forca mashkullore kthehej një lavdi.
Xhaxhai me emrin e maleve në Shën Andre, ndoshta nuk e kishte lexuar mirë shkrimin tim, por ndoshta dhe nuk e dinte se kush ishte wollt witmani. Sepse mua si përgjigje më erdhi e prerë nga gazeta një foto e vogël e walter Lipman, komunist dhe autor i dëgjuar sigurisht jo për ne. Dhe kjo ka ndodhur kur në këndimin e klasës së tretë lexoje tregimin e frikshëm stalinian mbi Pavlik Morozovin, i cili duhet të denonconte babain e tij.
Diçka mund të kem edhe unë të ngateruar në kronologji, por edhe kjo lejohet, ose varion në periudha të vogla…
E di që duke besuar stereotipe ose jetën e pergjithshme shumë të izoluar mund të ketë njerëz që do të thonë. Aha, gënjen, pak. Sepse dihet se edhe unë kur isha studente kisha shumë frikë nga ajo shtëpi e frikeshme ku kontrolloheshin letrat dhe punonte ndonjë prind i ndonjë shoqeje të fakultetit.
Dhe ndoshta të njëjtët njerëz që atëherë nuk kontrolluan një letër të rastësishme të një vajze 10 vjeçare, u kujtuan të përpilonin listat e personave të rrezikshëm që duhet të eliminoheshin, si shkruhet në dokumente të vitit 1978, njëzet vjet më vonë, kur unë punoja në Kinostudio. Por edhe kjo nuk është aq e rëndësishme, përderi sa në atë kohë nuk e kam ditur.
Dhe shijen e hidhur të letrave kërcënuese e kam ndjerë më drejtperdrejt, në vitet 1991-92, para fillimit të seancave parlamentare të gjetura mbi tavolinën ku kisha zënë vendin tim, gjithnjë në rrjeshtat e fundit, si e kam pasur zakon. Dhe mendoj se sa njerëz kercenohen në forma të ndryshme në këtë vend për ditë. Dhe sa intriga të urrejtjeve dhe dëshira për goditje të çuditeshme karshi lirisë shprehëse të nje gruaje shqiptare behen çdo çast dhe kur në jetë ke triumfuar vetëm me ndonjë poezi të vogël.
Dhe sa e vret mendjen për këtë lloj dhune gati të hapur të pasofistikuar, dhe drejtpërdrejt të mbushur me intriga çdo lloj presidenti a kryeministri, a miniistri i brendshëm shqiptar, apo kryetari i shikut, apo kukullat e tjera parlamentare për rreth që deri sot nuk dinë të bëjnë asnjë dallim midis përfaqesueseve gra të parlamentit një partiak të kohës së totalitarizmit dhe periudhës së pas 90-tës, madje edhe me legjislacionet e tyre. Dhe kush mund të të mbrojë më tepër në këtë vend se sa wollt witmani, të cilin e ke njohur në moshën 10 vjeçare.
Pikërisht për këtë” Fije bari “ dhe poezia e madhe gjithënjë më pararendesja, mbetet tepër e rëndesishme. Dhe kuptoj se një poet jo vetëm si ai, por edhe shumë të tjerë, bëhen zëdhënës të mëdhenj, midis “Happiiness dhe Sadness”, lumturisë dhe dëshpërimit, ashtu si është gdhendur vargu i xha witmanit si e quajnë pasardhësit e tij sot, në një stacion metroje në Dupont Circle në washington Dc..
Dhe ne që kemi fatkeqesinë tonë që megjithëse kemi poetë të mëdhenj, nuk e kemi ngritur fjalën e tyre gjithnjë pararendëse në këtë vend në këto lartesi. Jam përpjekur ta bëj këtë për De Raden, por më kot. Atehere i kthehem më me energji dites sime të punës. Sepse energji të jep gjithë Tirana. Nuk mund të marr poza për frymezime. Sepse është si të spjegosh një mekanizëm pa spjegime, një formë egzistence nëpërmjet fjalës.
Dhe nuk them se ky realitet nuk influencon në poezinë time, si një “kundërpërfytyrim”, si e kam quajtur vëllimin tim të fundit. Dhe që nga vëllimi ”Marsi bredna nesh”, i vitit 1972, kjo është një rrugë e gjatë. Mes tyre 13 stacione skenari të filmit të plotë. Do të më interesonte që periudha e klisheve të jetë e harruar njëherë e përgjithmonë dhe krijimtaria të ishte pothuaj si diçka e papritur për lexuesin. Qoftë për një libër me ese, për kinematografinë, për të cilin jam çuditur që në Librarinë e Kongresit është zgjedhur për mbiruajtje dhe trajtim teknologjik, për një jetëgjatësi të garantuar. Edhe krijimtaria, ka teknologjinë e saj, që lind vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë njësoj si në dashuri.
Ne çfarë klasi dhe a janë përkthyer mjaftueshëm veprat dhe autorët e mëdhenj të huaj në vendin tonë?
Jam e bindur se përkthimi i Tomas Transtromerit në shqip, ka pasur po atë rëndesi sa përkthimi i poezisë së wollt witmanit nga Skender Luarasi në vitin 1958. E para sepse shumica e përkthimeve vijnë tepër nga”poshte kohe”, si mund të thuhet, për shkak të varfërisë, izolimit, dhe mungesës së gjatë të informacionit të plotë kulturor.
Ndoshta edhe se letërsia e madhe, edhe kur është e vitit 191 2, si ajo e Xhojs ose e wirgjinia wolf është jashtëzakonisht e re. Ose e Mellville. E dyta. Transtromer është poet thellësisht europian, njësoj si Kavafis, dhe shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë më thellë kontinentin e tyre, të cilin po e prekim për herë të parë direkt. Por sa më larg në sfera të mrekullueshme të kulturave të tjera, të gjendesh, aq më tepër e kupton vetëvetiu atë përkatësi në të cilën je lindur.
Jam gëzuar shumë kur Transtromer mori çmimin Nobel. Por u ndjeva disi në faj, pas gjithë asaj pritje për Kadarenë. Sepse shumica e shqiptarëve janë lidhur me të me shumë nyje. Unë mund të kujtoj se kopjet e para të vëllimit “Natyre e qetë” i kam marrë të nesermen e ditës kur i gjithë shtypi botoi deklaratën e largimit të Kadaresë nga Shqipëria. Unë u gjenda rastësisht përballë drejtorit të shtëpisë botiuese “8 Nentori”, para derës që nuk po e hapnin, për shkak të blesfemive që duhet të lëshoheshin jo vetëm për Kadarenë, por për gjithë shkrimtarët më të njejtat fraza si të nxjera prej romaneve të tij. Dhe të gjithë punëtorët, iu vërsulën hapur. Ndoshta për këtë revoltë të parë të drejtpërdrejtë që kam parë, e kam shumë te dashur edhe vëllimin tim “Natyre e qete,” që shënon pjekurinë time. Dhe mund të them se në saje të përkthimit, Tomas Transromer m’u bë si vella i madh.
Cili është mendimi juaj rreth letërsisë së sotme, dhe tendencave pozitive apo shenja të ndonjë sëmundje të saj?
Pas disa ditësh ne mund ta ndjejmë veten, ose me pranë Europës, ose më larg saj. Të ngazëllyer, a të fyer, nuk e di. Se sa mund të ndikonin shkrimtarët shqiptarë në këtë paragjendje ose pasgjendje, nuk e di. Sepse të gjithë duket sikur jetojnë në një stratosferë tjetër ,brenda makinës së imagjinatës së tyre, mjafton t’u përkthehet diku një libër. Por edhe kjo mund të jetë një kundërpergjigje për realitetin.
Ose një sfidim për politikën. Më kujtohet Pano Taçi i sapodalë prej burgut, që sfidonte me poezi erotike, i ulur te Kafe Europa, pranë Xhevahir Spahiut. Në poezi të njëjtën gjë bëjnë disa poete.
Dhe mendoj se lexuesi shqiptar ka nevojë për poezinë e dashurisë, madje poezinë e kupton vetëm në këtë mision. Aq sa disa poete bëjnë spekullime suksesi, ndonjëherë me po të njëjtën subkoshiencë të fosilizuar, marrëdhenien e ndonjë burri tragjik për moshën me vajza pothuaj të mitura, reminishenca që të kujtojnë martesat tradicionale me miturake, për të cilat sot përgjigjesh para ligjit. Dhe unë them se jam me fat që kam lindur në vitin kur në botë për herë të parë aprovohej deklarata e të drejtave të njeriut, arrinin apo nuk arrinin principet e saj deri në atdheun tim të roberuar nga një ideologji.
Sepse ndryshe po të kisha lindur disa dekada më parë ,dhe në ndonje zonë të thellë, mund të më kishin fejuar, pa arritur të lexoj as ëollt ëitmanin. Ndryshe është me poezinë femërore, ku poezia e dashurisë, perfshi atë erotike, duket si një nevojë e lindur për liri. Sigurisht po të mos ketë lidhje me kënaqësi haremesh. Sidomos po të mendosh se egziston jo vetëm në Shqipëri trafikimi i femrës, por kudo. Dhe po të mendosh se janë gati shumë baballarë të mbyllin sy e veshë në zona të mjeruara për fatin e vajzave të tyre.
Sot në jetojme në një kompleksitet tjetër, por jashtëzakonisht më të bukur, ku romani bëhet atileri e rëndë, reflektimesh dhe katarsi. Por letersi që të ndikojë ka fare pak, nga pakujdesia e komunikimit. Dhe veçanërisht ndjehet nevoja e forcimit të vatrave të reja të kolonive shqiptare te krijuara nëpër botë, të shkëputura ende me gjithëçka brenda Shqiperije.
Dhe mbetet përsëri shembull Kadareja ose Rexhep Qosja që lidhen ende në trenin shqiptar. Si shqiptare në shume gjykime kemi mirë që nuk ia lemë dot vetem tregut. Por mund të ndodhin edhe vleresime nga me paradoksalet sepse ka bërë vaki qe edhe ai tregimi i tmerrshem me Pavlik Morozovin, kur në film u trajtua sipas Turgenjevit në konfliktin e etërve dhe bijve, përsëri i erdhi dita e tmerrshme e bllokimit dhe dënimit në vitin 1937 nga vetë ata që e kishin pjellë dhe e kishin dërguar deri në tekstet tona shkollore.
Se çfarë nuk ndodh në këtë botë, ku gjithçka lëviz njësoj si rrjedhat e lumenjve. Pavarësisht se sot jetohet në ekstazën e makinës përsonale. Vetëm “koha do të vazhdojë të ecë me tren”, si i i shkon titulli i një poezie time..
Dhe ngulmoj përsëri të them se sado që të përdorim ende për të udhëtuar edhe gomarin edhe anijn kozmike, ecuria e zhvillimit matet me kohën e ecjes kolektive. Megjithëse shpejtesia e Ferrarrit, frymezon edhe shpejtësine e trenave të sotëm.