Ndërsa vijon votimi prej orës 08:00 në të gjithë vendin për të zgjedhur kryetarin e ri të PD, është shfaqur një incident.
Burime bëjnë me dije se në njësinë numër 5 vëzhguesja e Agron Shehajt është përjashtuar sepse bënte zhurmë dhe kishte pretendime.
Dëshmitarët thanë për Mapo, se ajo filmonte votuesit dhe ushtronte trysni në komision. Madje ka shqetësuar edhe banorët e pallatit ku janë zyrat e kësaj dege tek Komuna e Parisit, me britmat e saj.
Sipas stafit të Shehajt, Enkeleda Çela është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.
Sipas stafit të Shehajt, vëzhguesja është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë.
LEXO EDHE:
Basha përballë Kadillit, Harxhit dhe Shehajt, demokratët zgjedhin sot kreun e ri të partisë