Aktualitet

Krim brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, 26 vjeçari vret vëllain me thikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 29/04/21 |
mapo.al

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se një 26-vjeçar, ka goditur me thikë të vëllain 23 vjeç i cili humbi jetën në spital






Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Pasi u sulmua nga i vëllai, i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.







Njoftimi



Dibër/ informacion paraprak



Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas