Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë humbur jetën babë e bir.
Pas një sherri në familje, i biri ka qëlluar për vdekje babain e tij. Më pas ka ndërhyrë vëllai i tij binjak, i cili e ka qëlluar me thikë për vdekje të dyshuarin.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
Të plagosurit kanë ndërruar jetë pa marrë dot ndihmën e parë.
“I mbijetuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.
Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviç. dhe M. Bigoviç, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviç.
Hetimet e mëtejshme do të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë.