Një krim i trefishtë ndodhi në Korfuz paraditen e sotme pak para orës 11:30 në zonën e Dassia.
Sipas informacioneve paraprake, autori ende i paidentifikuar, dyshohet se i zuri pritë një çifti greko-francez duke i vrarë.
Pak më vonë u bë e njohur se ka një të tretë të vdekur në zonën e Dassia dhe policia tha se autori ishte vetëvrarë.
Viktimat janë një shtetase greko-franceze, partneri i saj grek dhe autori grek.
Ky i fundit dyshohet se kishte mosmarrëveshje pronësie me ta dhe ky ka qenë motivi i krimit të rëndë.