Aktualitet

Krim në familje në Elbasan/ Ish-polici ekzekuton bashkëshorten me kallashnikov














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 06/05/21 |
mapo.al

Elbasani është tronditur sërish, por këtë herë nga një krim në familje. 






Konflikti mes burrë e grua ka përfunduar me tragjedi. Bashkëshorti i identifikuar si Koço Buzo, 60 vjeç ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov gruan e tij, 58 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.


Ajo është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pa shenja jete.





Skena e krimit ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit.



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga burrin, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.


Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë kërkesa e gruas për divorc dhe në Gjykatën e Elbasanit kishte nisur procesi për zgjidhjen e martesës.

190


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas