Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Krimet brenda familjes kanë tronditur vendin, 11 viktima nga janari

by mapo.al
07/06/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Krimet në familje janë kthyer në një fenomen shqetësues krahas vrasjeve mafioze që kanë tronditur vendin muajt e fundit. Në gati 5 muaj janë regjistruar 8 raste të krimit brenda familjes me 11 viktima.

Me 1 janar u regjistrua edhe vrasja e parë. Klajdi Shundi pasi kishte festuar natën e vitit të ri në familjen e motrës, pas një konflikti të çastit në dalje të banesës së tij goditi më thikë kunatin e tij Vladimir Zvezdës dhe si pasojë e plagëve të marra ai humbi jetën.

Më 5 Mars Erdis Rapi 25 vjeç goditi me sende të forta babin e tij Dhori Rapi duke e lenë pa shenja jete në qytetin e Fierit. Babë e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe kuroheshin prej vitesh. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, megjithatë dyshohet se është shkaktuar nga një konflikt çastit.

Përsëri në Fier në datën 17 Mars Demokrat Medinaj goditi plot 31 herë më thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja u bë akoma më makabër pasi u mësuar se e reja ishte në muajin e 6 të shtatzënisë.

Pas ngjarjes Demokrat Medianj u arratis, por më pas u gjet i vdekur.

Mëngjesin e 10 prillit çifti i bashkëshortëve Bilbil dhe Fëllënza Shirja ishin në proces divorci kur burri rrëmbeu gruan.

Ndarja nuk pranohej nga Bilbli dhe ky i fundit vendosi që mëngjesin e datës 10 prill të rrëmbente me forcë Fëllënza Shirjën duke e dërguar në fshatin Maksut të Kavajës. Për disa kohë ai e mbajti peng dhe më pas e lidhi brenda makinës dhe i vendosi flakën. Pasi pa që gruaja e tij kishte ndërruar jetë ai vrau

44 vjeçarja Miranda Markja vrau me thikë vjehrrën 74 vjeçare në banesën e familjes në fshatin Burim të Maqellarës. Sipas policisë ajo qëlloi disa herë me thikë të moshuarën Nazmije Markja duke i shkaktuar vdekjen. Miranda Markja para policisë ka pranuar krimin duke dëshmuar se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me vjehrrën.

Në Dibër më 29 prill vëllai vrau vëllain. Flori Tonuzi 26 vjeç nga fshati Allabegi pas një konflikti për motive të dobëta , ka goditur me thikë vëllanë Benard Tonuzin 23 vjeç.

23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, ku edhe ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes autori u arratis por vetëm pak orë zgjati pasi policia e arrestoi atë.

Liljana Buzo 54 vjeç sapo kishte dalë nga ambientet e Gjykatës së shkallës së parë në Elbasan pasi prej kohesh kishte nisur një proces divorci kundrejt bashkëshortit.

Duke dalë nga Gjykata ajo ndeshet me burrin e saj Koço Buzo i cili e qëllon pa mëshirë duke e lënë të vdekur në vend. Policia arrestoi menjëherë autorin e ngjarjes, teksa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Ne Gjykatën Civile të Tiranës më datën 4 qershor në orën 12:00 do të zhvillohej seanca e 5 gjyqësorë për zgjidhjen e martesës mes çiftit të bashkëshortëve Kudret dhe Dhurata Salia. Por vetëm pak minuta para hyrjes në institucionin e drejtësisë Mexhit Picari babai i Dhurata Saliaj do të qëllonte për vdekje ish dhëndrin e tij. 1 nga plumbat kapi edhe avokatin Adriatik Cama i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen policia arrestoi Mexhit Picarin si dhe ish gruan e viktimës Dhurata Saliaj ku i akuzon për 4 vepra penale.

Një krim makabër do të regjistrohej në Shkodër. Fabian Vuka ka vrarë më armë zjarri motrën e tij Diana Vuka e cila pak ditë më parë ishte kthyer nga Gjermania. Policia pas hetimeve rezultoi se trupi i pa jete ishte lënë në banesë për gati 3 ditë. Në pranga përfundoi Fabian Vuka i cili rezulton me precedent penal dhe i dënuar më 10 vite burgim për një tentativë vrasje në Shkodër./ Ora News

Tags: Krim brenda familjeskrim në familjeKudret SaliajMexhit Picarivrasje

JU SUGJEROJME

A do të dalë sërish në ring Saliu?
Kryesore

Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?

21/05/2022
Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Next Post
Bilanci i rënduar – 705 raste të reja me koronavirus dhe 17 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi- 1 viktimë dhe 5 raste të reja në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro
  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
  • Në ‘kërkim’ të kryetarit, njoftim i Komisionit të Rithemelimit
  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In