Kryesore

Krimet kibernetike, policia s’ka specialistë…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:59 - 21/11/18 |
mapo.al

“Përgjegjshmëria e njerëzve për t’u ruajtur nga krimet kibernetike është ende në nivelet e para”, do të shprehej Xhavit Shala, drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë.


Por, si të mos mjaftonte kjo, në Shqipëri shikohet si domosdoshmëri urgjente edhe rishikimi i bazës ligjore dhe strukturore për luftën ndaj krimit kibernetik.


Gjatë një konference shkencore me ekpertë të huaj u evidentua trendi në rritje i krimeve kompjuterike.


“Kemi bërë një anketim me rreth 3.000 persona dhe gjetjet janë shumë interesante. Ato tregojnë se duhet ndërhyrje e menjëhershme. Një masë dërrmuese thonë se janë ndierë të kërcënuar gjatë veprimtarisë ‘online’, gjatë veprimeve bankare, si dhe ka shumë raste të vjedhjes së identitetit”, tha më tej ai.


Aktualisht, departamente që luftojnë krimin kibernetik ka vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Tiranës, ndërsa domosdoshmëri shikohet shtimi i këtyre strukturave edhe në drejtoritë e qarqeve.

Policia nuk ka mjaftueshëm ekspertë që të jenë më të aftë sesa “hacker”-at.

Ministri i Brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj kërkoi që në këto struktura të rekrutohen specialistët më të mirë, pasi krimi kibernetik kërcënon edhe sigurinë kombëtare, ku “hacker”-at mund të ndërhyjnë në sistemet e institucioneve shtetërore.

Së fundmi, policia arrestoi një 20-vjeçar që kishte arritur të piratonte mbi 3.000 adresa në rrjetet sociale, ndërsa raportohet se shumë biznesmenë kanë rënë prè e mashtrimeve “online” gjatë pagesave të ndryshme, nga “hacker”-a që e kryejnë aktivitetin jashtë vendit.

Pirati 20-vjeçar kompjuterik ishte pa shkollë dhe ditën punonte si lavazhier, ndërsa natën si “hacker”./TCH/


Etiketa: , , ,

Pas