Aktualitet

Krimet zgjedhore – 11 persona nën akuzë nga Prokuroria, 23 procedime në SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 10/06/21 |
mapo.al

11 persona janë vënë nën hetim nga prokuroria për krime zgjedhore. Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash mes të cilave ajo e shit – blerjes së votës dhe e falsifikimit të materialeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit.






Sipas Prokurorisë së përgjithshme, në total janë regjistruar 53 procedime, prej të cilave 23 i kanë kaluar për shqyrtim SPAK-ut.


Ndërkohë janë mbyllur hetimet për 7 çështje, ndërsa janë dërguar për gjykim pesë persona, tre prej të cilëve janë lënë në burg.





Në proces verifikimi nga ana e hetuesve janë dhe 41 denoncime të tjera të depozituara pranë organit të akuzës në rrethe.



Paditë më të shumta janë bërë kryesisht nga ana e Partisë Demokratike, LSI-së, por dhe subjekteve të tjera politike të cilat pretendojnë se ka pasur shkelje të ligjit gjatë procesit zgjedhor në shumë zona të vendit.

Lexo edhe :  Lista e pasurive që SPAK kërkon t'i sekuestrojë Dritan Dajtit


Hetimi i këtyre krimeve mbetet një nga prioritet kryesore për organin e akuzës.

5


Etiketa: , , , ,

Pas