Kryesore

Krimi bën kërdinë, qeveria e shqetësuar për ndërtimet pa leje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 03/06/21 |
Mapo.al

Ditët e fundit ka kërcitur keq kallashi në shumë qytete të vendit. Ekzekutime mafioze dhe vrasje me motive të dobëta janë të pranishme të paktën çdo javë. Statistikat flasin për një bilanc të rënduar në këtë 6 mujor.






Këto zhvillime nga kronika e zezë e nxjerrin policinë në një dritë tashmë të njohur. Sipas politikave dhe drejtimit të saj, kjo trupë, ky institucion i rendit dhe sigurisë publike, ka pasur gjithë këto kohë të tjera prioritete. Dhe sigurisht në krye, është synimi për t’i shërbyer qeverisë në radhë të parë.


Meraku i drejtuesve të policisë për të qënë instrument në duart e qeverisë dhe skalion force kundër opozitës, apo edhe qytetarëve kritikë, të angazhuar apo protestues, ka nisur herët, që në fillimet e ardhjes së rilindjes në pushtet. Por ka kulmuar me përdorimin e dhunës në demonstrimet në bulevard, ose tek shembja e Teatrit.







Me këtë korsi të qartë, dalëngadalë u përvijua dukshëm në publik se tashmë policia ishte një prej sektorëve politike të qeverisë, dhe jo trupa e burrave dhe grave që në radhë të parë duhet të qendrojnë në krah të njerëzve e të zbatojnë strikt ligjin.



E kjo u duk qartë edhe në zgjedhjet e fundit, ku drejtoritë vendore ishin palë me bandat, ishin mbështetja e tyre logjistike shpesh, dhe kur vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, mori përsipër të futet në një debat me PD-në për ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku bëri një deklaratë të rreme në favor të qeverisë.



Këto të dhëna flasin se kemi të bëjmë me një dalje të qartë nga shtrati ku duhet ky institucion të qendrojë. Dhe prej kësaj më tej, burojnë gjithë të këqiat. Kompromisi me politikën, me bandat, sjell edhe rënie të cilësisë, rënie të vigjilencës, shkurajim të oficerëve të ndershëm, dhe revansh të krimit.

Edhe pse vrasjet dhe ekzekutimet janë shtuar, qeveria duket jo shumë e shqetësuar. Për Edi Ramën, më rëndësi kanë ndërtimet pa leje, sepse ato patjetër që shkaktojnë bezdi personale tek ai. Dhe për këtë, ai u tërhoqi fort veshin dreejtuesve të policisë. Teksa, normale do të ishte që angazhimi kryesor të qe pikërisht për jetën, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas