Kronika

Krimi brenda familjes në Bathore – Policia: Kunati vrau kunatën pas një konflikti çasti (EMRAT)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:11 - 15/09/20 |
mapo.al

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar këtë mbrëmje në Bathore.


Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, bën me dije se pas një konflikti çasti, Agron Tanushi, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij Jetmira Hasani.


Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijojnë kërkimet për kapjen e autorit. Saktësisht, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Apollonia’.


Njoftimi i Policisë:


Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.


Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Vrasje me armë zjarri në Bathore, dyshohet për krim brenda familjes


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas