Kronika

Krimi horror në Poliçan/ Viktimës i kishin prerë fytin, damarët dhe copëtuar zemrën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 11/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin ‘Jaupas’ në Poliçan, ku Hamza Çela, vrau me thikë të afërmin e tij 77-vjeçar, Ramadan Çela. Autori, u arrestua nga policia.


Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 37-vjeçarin të kryejë vrasjen e të afërmit të tij, por sipas raportimit të policisë thuhet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.


Krimi ka qenë makabër. Të paktën nga rrëfimi i nipit të viktimës duket se autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77-vjeçarit, kraharorin madje edhe ti nxjerrë zemrën nga vendi.



Unë e kam xhaxha. Në atë moment më merr vëllai në telefon dhe me thotë: ‘Bujar hajde se më mori vëllai i këtij që është vrarë me thikë që kemi sëmurë xhaxhanë. Vjen vëllai duke qarë, rrezik të ketë vdekur më thotë.Aty me shpejtësi, vajtëm në fshat. Prapa shtëpisë, ishte duke vaditur. Pashë që i kishte rënë me thikë, kishte rënë barkas.


Lexo edhe :  Vrasje dhe pengmarrje - OFL u dërgon formularin 5 personave të rrezikshëm (EMRAT)

I kishte prerë fytin, damarët e duarve, damarët e këmbës dhe zemrën ia kishte copëtuar. Pastaj ishte policia aty. As ne nuk jemi në dijeni për çfarë ka ndodhur. Me të kishte shkuar shumë mirë. Në mëngjes i kishte dhënë edhe qumështin. Pa lekë ia jepte gjithmonë. Nuk e di se si është muhabeti. Personin e kemi gjakun tonë. Jemi kushërinj. Një fis jemi. Çela jemi. Nuk na e priste mendja ta bënte një gjë të tillë.”-shprehet nipi i viktimës.


Raportohet se në momentin e konfliktit, viktima ishte i vetëm në banesë. Në cilësinë e provës materiale, pas arrestimit të autorit, grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Ndërkohë, vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Poliçan/ Vritet me thikë 73-vjeçari, arrestohet autori (Emri)


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas