Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Elbasan, të paktën 15 plumba drejt dy shënjestrave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 04/10/21 |
mapo.al

Të paktën mbi 15 plumba janë zbazur mbi trupat e dy viktimave, Ardian Çollaku e Lulzim Bitri, mbetur të pajetë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.






Trupi i pajetë i Lulzim Bitrit ndodhej ende në vendngjarje, ku po këqyret nga grupi hetimor.


Nga informacionet. rezulton se si Bitri dhe Çollaku lëviznin me makine të blinduara dhe autorët, kanë pritur pikërisht momentin që ata kanë qenë në këmbë për t’i qëlluar. Pista që po hetohet aktualisht është ajo e larjeve të hesapeve.







Ndërkaq, vlen për t’u theksuar se pas krimit të rëndë, autorët kanë djegur në zonën e Metalurgjikut një mjet tip “Volvo”.




Dyshohet se më pas, ata janë larguar ose në një zonë në qytet, ose janë ndihmuar nga një mjet tjetër, për t’u larguar në një tjetër vend. Megjithatë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në vendngjarje me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. Sa i përket zonës ku ndodhi krimi, një bar kafe në hyrje të qytetit, ajo është e rrethuar nga shumë kamera.



Ata janë sekuestruar nga uniformat blu dhe pritet që të tregojnë detaje të reja që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas