Aktualitet

Krimi i Elbasanit i paralajmëruar, gruaja i fshihej burrit, e kishte dhunuar barbarisht














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 06/05/21 |
mapo.al

Të tjera detaje të rënda janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e 54-vjeçares Liljana Buzo, nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, pas seancës së divorcit në gjykatën e Elbasanit






Gazeta Mapo mëson se viktima fshihej prej kohesh në Tiranë, për të mos pasur kontakte me burrin dhunues që më pas do të shndërrohej në vrasësin e saj.


54-vjeçarja jetonte dhe punonte në zonën e Yzberishtit si sanitare në një lokal madje sipas burimeve ajo kishte kërkuar që të mos thirrej në emër nga frika se mos e gjente bashkëshorti i saj. Kjo pasi më herët ishte dhunuar barbarisht nga ai.







Mësohet se ajo jetonte te banesa e të vëllait ndërsa Koço Buzo rrinte në Elbasan.




Viktima, Liljana Buzo

E ndjera është qëlluar me breshëri sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën sot.

Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit, 58-vjeçarin. Ky i fundit plagosi gjithashtu avokatin e viktimës dhe një kalimtar të rastit, që të dy jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.


Koço Buzo, autori i vrasjes

 

1


Etiketa: ,

Pas