Aktualitet

Krimi në Kavajë, flet gruaja që u bë shkak: Ç’ndodhi brenda në banesë






               Publikuar në : 17:30 - 10/10/19 |
mapo.al

Marsida Qatja flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo mohon që të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin, ndërsa për policin Toçi, i cili i erdhi mnë ndihmë, thotë se e ka shok. Gjithçka ndodhi pas kërcënimeve nga Dritan Haxholli, thotë 30-vjeçarja, i cili sipas saj e kishtë kërcënuar atë se do ta vriste.


Në këtë moment ajo kërkon ndihmën e efektivit të policisë, i cili mbërrin menjëherë në banesën e saj. Nga ku skena më pas i ngjason një “Far West” mes dy burrave, njëri prej të cilëve, Dritan Haxholli, mbetet i vrarë, ndërsa plagoset Bledar Toçi.



“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish-i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijët dhe ai na shqetëson, sepse e bënte shpesh herë këtë gjë. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bledi kishte 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda që ta sqarosh këtë muhabet që ke.

Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici që ishte dhe shoku jonë, Bledi, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël. Në shtëpi kam qenë unë, djali im i vogël, Bledi dhe djali tjetër që fola, Xhulio. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mira. Ai është në burg në Gjermani dhe shkoj njëherë në muaj për ta takuar. Jo më larg se sot burri më ka shkruajtur letër. Më vjen keq edhe për viktimën, pasi ishte shoku jonë, takoheshim në të njëjtin lokal.

Por pinte alkool dhe bënte këto gjërat. Pinte alkool dhe thoshte pse nuk më merr edhe mua për darkë, pse nuk na pranoni, pse ti del me këta. Më kërcënonte se do më vriste mua, do vriste burrin tim, më thoshte do të të vras fëmijët. Është jetë njeriu, por e kërkoi, unë nuk kam faj. Erdhi i pari dhe qëlloi”, tha Marsida Qatja.

Gruaja jeton bashkë me tre fëmijët e saj në Kavajë. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti i parë, ndërsa është martuar sërish. Burri i dytë ndodhet në burg në Gjermani.

<
>
marsida qatja dritan haxholli marsida qatja4 Marsida Qatja dritan Haxholli Marsida Qatja1 marsida qatja6 marsida qatja5 polici pallati2 pallati1 pallati

Si ndodhi ngjarja
Një i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet Marsida Qatja. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasen Marsida Qatja.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërrasë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se Marsida Qatja dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes tyre të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja Marsida Qatja ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

LEXO EDHE:

FOTO/ Krim pasioni, sherri mes dy burrave për gruan e martuar

Krimi në prani të fëmijës 3 vjeç/ Qatja po hetohej nga Prokuroria

Flet daja i Marsidës: Burrin e ka në Gjermani, ka shkuar 4-5 herë atje


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas