Kronika

Krimi i trefishtë, reagon Nevila Mataj: Duhet të isha unë në vendin tuaj






               Publikuar në : 09:25 - 15/01/19 |
mapo.al

Nevila Mataj, vajza e dy prindërve që humbën jetën një ditë më parë nga dora e partnerit të saj, i cili më pas vrau veten, ka reaguar në rrjetet sociale.


Ajo kërkon falje që e futi partnerin e saj në jetën e prindërve.  

“Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë t’u them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur t’u shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete Pse…,” shkruan ajo.

Krimi i trefishtë që tronditi dje Tiranën ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e ‘Unazës së Re’ tek rruga “Kristaq Mone”.

Autori Majlind Lila kishte shkruar në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses së vet dhe pasi kishte debatuar për pak çaste me ta, kishte hapur zjarr ndaj tyre me një pistoletë. Sipas policisë, Bujar Mataj është gjetur i vrarë në një prej dhomave të banesës, ndërsa e shoqja Valentina (Xhevria) është gjetur e pajetë në korridor, pasi dyshohet se ka tentuar që të dalë nga shtëpia.

Pak pas krimit, në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 52-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Edhe pse pa pëlqimin e prindërve, Nevila Mataj kishte pasur një bashkëjetesë të gjatë me autorin e krimit, 52-vjeçarin Majlind Lila, i cili në fund kreu edhe vetëvrasje.

Nga lidhja e tyre ka ardhur në jetë një vajzë 5 vjeçe, me të cilën tashmë Nevila jeton e vetme në Suedi. Burime nga Policia thanë dje se çifti kishte udhëtuar bashkë drejt Suedisë disa vite më parë, por prej dy vitesh duket se ata ishin ndarë. Majlindi kishte shkuar të jetonte në Greqi tek i vëllai, nga ku ishte larguar dy ditë para ngjarjes, duke mbërritur në Tiranë.

Duke i hedhur një sy profilit në rrjetin social “Facebook” të Nevila Matajt, vërejmë se kohët e fundit ajo ka shpërndarë disa shkrime të botuara në media të ndryshme për vrasjen e femrave.

Nga ana tjetër, herë pas here ajo ka të postuara fraza që të lënë të kuptosh se diçka në jetën e saj nuk ka shkuar mirë. Madje, edhe citime të Nënë Terezës, si për shembull: “Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekim, të tjerë vijnë si mësim…”

Por edhe si një shprehje që ajo e ka publikuar në “Facebook” më 12 janar, vetëm 3 ditë më parë, ku thuhet: “Qëndro me ata, të cilët ta dinë vlerën e të respektojnë. Të tjerëve rruga e mbarë u qoftë”.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas