Aktualitet

Krimi në Elbasan – Burri vrau gruan pasi doli nga Gjykata, po divorcoheshin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 06/05/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje që tronditi qytetin e Elbasanit mesditën e sotme.






Një ish-efektiv policie, i identifikuar si Koço Buzo, qëlloi me armë zjarri drejt bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci. Gruaja u qëllua për vdekje në momentin kur po dilte nga gjykata.


Autori i ngjarjes është rreth 60 vjeç, ndërsa viktima 58 vjeçe.





Të dy ishin në proces gjyqësor në Gjykatën e Elbasanit, për të zgjidhur martesën. Gjë e cila nuk është pranuar nga bashkëshorti.



Mësohet se ai qëlloi drejt bashkëshortes së tij me një armë zjarri automatik, duke e lënë të vdekur në vend.


Njoftimi zyrtar

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Lexo edhe :  Balla: Shkarkimit të Metës do i shkojmë deri në fund

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

LEXO EDHE: 

Krim në familje në Elbasan/ Ish-polici ekzekuton bashkëshorten me kallashnikov

98


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas