Kronika

Krimi në Elbasan – Policia: Gruaja u qëllua me kallashnikov, dy të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 06/05/21 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para nga krimi në familje, ku për pasojë një grua e moshës 54-vjeçare u ekzekutua nga bashkëshorti.






Autori i krimit, Koço Buzo, 58 vjeç, është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes. Ai qëlloi gruan me breshëri kallashnikovi pasi ajo kishte dalë nga Gjykata e Elbasanit.


Plumbat kanë kapur edhe dy kalimtarë të rastit, Gëzim Toçilla, avokat, dhe A.K, të cilët kanë marrë plagë në këmbë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





Burrë e grua ndodheshin në proces divorci në Gjykatën e Elbasanit. Shkak për konfliktin është bërë refuzimi i burrit për t’u divorcuar.



Plagoset avokati
Plumbat kanë kapur dhe një avokat i cili është gjendur në ato momente aty, jashtë ambienteve të Gjykatës së Elbasanit. Ai është Gëzim Toçilla avokat nga Gramshi.


Njoftimi i Policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

LEXO EDHE: 

Krimi në Elbasan – Burri vrau gruan pasi doli nga Gjykata, po divorcoheshin

51


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas