Aktualitet

Krimi në Gjirokastër/ ‘E vrava’, autori mori në telefon familjarët pas ngjarjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 05/08/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje  në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku u qëllua 57-vjeçari Gëzim saraçi.


Mësohet se ai dhe viktima kanë qenë duke udhëtuar së bashku në kamionçinën e këtij të fundit, ndërsa ka qenë një konflikt i çastit që çoi në vrasjen e Saraçit.


Pas ngjarjes, autori, me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku i ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.


Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit, ku edhe kanë lajmëruar policinë.


Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij



Etiketa: ,

Pas